Skip to main content

Numërori

Numërori është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:

një, dy, tre, : dy fëmijë, tri gra, katër burra, 20 metra etj.

• Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk trajtohen si numërorë, por si mbiemra.


• Numërorët përdoren për të treguar:


• Një sasi të caktuar:

Në punë kishin ardhur vetëm pesë veta.

• Një sasi të pacaktuar:

Në punë kishin ardhur katër a pesë veta.

• Datën, vitin:

Me sa jemi sot? – Më 28 Nëntor.

• Një periudhë të caktuar kohe:

- Kur ke qenë në Amerikë? – Nga 1990 deri më 1997.


• Përmasa ose përqindje:

0,5 m, 50% etj.


• Kur përdoret me nyjën e përparme të numërori ka kuptim përmbledhës:


Erdhën të dhjetat.

• Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin

e dhënë në fjali, ose për të mos e zënë në gojë fare,

përdoret i emërzuar:

Ç’të bënin ata tre kundër dhjetëve?

• Numërori përdoret i emërzuar edhe në veprime matematike:


Pesa te dhjeta hyn dy herë.

• Përdoret në emërtimin e viteve: anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.


• Numrat një, dy, tre emërzohen me anë të prapashtesës –sh: njësh-i, dysh-i, tresh-i.

 • Numërorët janë:

• Fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.


• Fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj.


• Fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë etj.


• Lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e tre etj.

 
• Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë:


katër djem, katër vajza. Bën përjashtim numri tre, i cili e ka kategorinë e gjinisë:

tre djem, tri vajza. Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:

Sa djem erdhën? – Të dy (Të tre).


Sa vajza erdhën? – Të dyja (Të tria). 


numerori shqip,numeror shqip,numero shqip shembuj,shembuj numeroresh,numeror shembuj,shembulli numerori,cka eshte numerori,cfare eshte numerori, numerori shqip 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more