E di pse Ejubi, alejhis-selam, bëri sabër, edhe për faktin se e kishte kapluar sëmundja?
E di pse Musai, alejhis-selam, dhe ata që ishin me të u futën në det?
E di pse nuk u frikësua Ibrahimi, alejhis-selam, kur e hodhën në zjarr?
E di pse nuk është pikëlluar zotëria ynë, Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) dhe shoku i tij (Ebu Bekri) kur ishin në shpellë?
Kjo për faktin se ata kishin mendim të mirë për Allahun. Dhe për faktin se besimi i tyre tek Allahu i Lartësuar ishte më i madh dhe më i fuqishëm sesa frika, pikëllimi e sëmundja.
O Allah, na dhuro sabër gjatë fatkeqësisë dhe falënderim gjatë mirësive! Amin!
Përktheu: Burim Koçinaj
Burimi: www.zerimusliman.com
loading...
Lexo edhe: