Skip to main content

Hadithe të zgjedhura mbi namazin

(“Sahihut-Tergib uet-Terhib” të Shejh Albanit)

1.”Kush del nga xhamia pasi ta ketë dëgjuar ezanin e pastaj nuk kthehet më, ai është munafik, përveç atij që ka dalë me nevojë “


2.”Këdo që e ka zënë ezani në xhami e pastaj ka dalë pa nevojë dhe nuk kthehet më, ai është munafik”


3.”Lutja mes ezanit dhe ikameti nuk kthehet”.


4.”Kush ndërton një xhami të vogël apo të madhe, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.


4.”Kush ndërton një xhami dhe ai këtë nuk e bën për sy e faqe e as për famë, Allahu ia ndërton atij një xhami në xhennet”.


5.Transmetohet nga Ebu Hurejrah :”se një grua e zezë ka qenë kujdestare për xhaminë, dhe befas ajo u zhduk nga sytë e Pejgamberit alejhis-selam. Pas ca ditësh ai pyeti se çfarë ka ndodhur me të. Atij i treguan se ajo kishte vdekur, e ai tha: sikur të më kishit treguar? Ai pastaj shkoi te varri i saj dhe ia fali namazin (e xhenazes)”.


6.Nga Ajsha (radijallahu anha) transmetohet se ka thënë: ”Na ka urdhëruar Pejgamberi alejhis-selam që t’i ndërtojmë xhamiat në mesin e njerzëve, dhe na ka urdhëruar që t’i mbajmë të pastra dhe t’i parfumosim “.


7.Nga Xhabiri (radijallahu anhu) transmetohet se ka thënë:”(një ditë prej ditëve) Erdhi Pejgamberi alejhis-selam në xhaminë tonë, e në dorën e tij kishte një trëndafil. Në kiblen (drejtimin e kibles) e xhamisë ai vërejti këlbazë, ai iu afrua asaj, e largoi atë me lule, e pastaj tha :”Cili prej jush ka dëshirë që Allahu të largohet prej tij?! Nëse ndonjëri prej juve ngrihet për t'u falur, (le ta di se) Allahu është para fytyrës se tij, kështu që mos të pështyjë para fytyrës së tij, e as në anën e djathtë të tij, por le të pështyjë në anën e majtë të tij apo nën këmbën e tij të majtë, e nëse i rrjedh atij befas diçka prej hundëve apo i del diçka prej gojës, atëherë le të pështyjë në rrobën e tij kështu: e vendosi atë në gojën e tij e pastaj e fshiu...”.


8.” Kush pështyn në drejtim të kibles, në ditën e gjykimit ai do të vijë me pështymë në mes të syve“.


9.”Nëse e shihni dikë duke shitur apo blerë në xhami thuani (atij): Allahu mos të dhashtë fitim në tregtinë tënde, e nëse e shihni dikë duke kërkuar diçka që i ka humbur thuani: Allahu mos ta ktheftë atë ty “.


10.”Nëse dikush prej jush merr abdes e pastaj niset për në xhami, mos t’i gërshetojë duart e tij sepse ai është (konsiderohet sikur te jetë) në namaz”.


11.”Në kohët e fundit do të ketë njerëz të cilët i marrin xhamitë e tyre për vend bisedimesh, e Allahu nuk ka nevojë për të (bisedën e tyre)”.


12.”Kush merr abdes dhe e përsos atë, pastaj del duke pasur për qëllim namazin, ai konsiderohet në namaz derisa ta ketë për qëllim namazin, dhe për njërin hap që e bën i shkruhet një e mirë, kurse për hapin tjetër i fshihet një e keqe, e nëse ndonjëri prej jush e dëgjon ikametin le të mos nxitojë, sepse më së shumti shpërblime ka për atë që e ka shtëpinë e tij më larg“. I thanë: e pse kështu, O Ebu Hurejreh? Ai tha: “Për shkak të hapave të shumtë “.


13.”Sa më larg xhamisë (sa më i gjatë të jetë udhëtimi) aq më shumë shpërblime “.


14.”Le të përgëzohen me një dritë të plotë në ditën e kijametit ata të cilët ecin në errësirë për në xhami“.


15.”Kush ecë në errësirën e natës për në xhami, në ditën e kijametit do ta takojë Allahun me një dritë".


16.”Kush han nga kjo pemë (d.m.th. hudhra) mos t’i afrohet xhamisë sonë “


17.”Kush han qepë apo hudhër le të largohet prej neve, apo le të largohet prej xhamisë sonë dhe le të rri në shtëpinë e tij “.


18.”Kush han qepë, hudhër dhe kurrath mos t’i afrohet xhamisë sonë, sepse melaiket mundohen me atë që mundohen edhe njerëzit”.


19.”Pozita më afërt e robit me Zotin e tij është kur ai gjindet në sexhde, kështu që shpeshtoni lutjet”.


20.”Ndani diçka prej namazit tuaj për shtepitë tuaja, e mos i bëni ato varreza”


21.”Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe i asaj në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”


22.”Transmetohet nga Abdullah ibn Sa’adi se ka thenë: ‘e kam pyetur Pejgamberin alejhis-selam: çka është më mirë, namazi në shtëpinë time apo namazi në xhami? Ai tha: ’A po e sheh se sa afër është shtëpia ime me xhaminë! Për mua është më e dashur të falem në shtëpi sesa të falem në xhami, përveç nëse është namaz farz “.


23.”O ju njerëz, faluni në shtëpitë tuaja, sepse namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më me vlerë, përveç nëse është namaz farz”.


24.”Vlera e namazit të njeriut në shtëpinë e tij, në krahasim me namazin e tij ku e shohin njerëzit (në xhami) është sikur vlera e farzit ndaj nafileve”.


25.”Namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më i mirë sesa namazi i tij në xhaminë time (të Pejgamberit) përveç namazeve farz“.


26.”Saffi (rreshti) më i mirë i burrave është ai i pari, kurse më i keqi është ai i fundit, ndërsa safi më i mirë i grave është ai i fundit, kurse më i keqi është ai i pari”.


27.”Drejtoni safat e juaja, bashkoni (dhe drejtoni) supet tuaja, dhe nëse dikush ju thotë që të drejtoheni nënshtrohuni, dhe mbushni zbrazëtirat sepse shejtani futet aty ku ka zbrazëtirë, sikurse qengji (që futet tek nëna e tij)”.


28.”Me të vërtetë Allahu e lavdëron safin e parë dhe safet e tjera të para, kurse melaiket shprehin salavat mbi safin e parë dhe mbi të gjitha safet e para”.


29.”Transmetohet nga Bera’ ibn Azib se: Pejgamberi alejhis-selam shkonte nga njëra anë e safit në tjetrën, i drejtonte gjoksat e njerzëve dhe supet e tyre dhe thoshte: ”Mos u ndani e që pastaj Allahu t’jua ndajë zemrat. Me të vërtetë Allahu i lavdëron (njerëzit) e safit të parë, kurse melaiket shprehin salavat mbi ta “.


30.”Drejtoni safat, sepse drejtimi i safave është pjesë e namazit “.


31.”Drejtoni (bashkohuni, ngjituni: krahërori me krahëror, nyja e këmbës me nyjen e këmbës) safat, dhe afrohuni mes vete, drejtoni supet, se pasha Atë, në Dorën e të cilit është shpirti im, unë e shoh shejtanin se si hyn në zbrazëtirat e safit (mes dy personave) sikur një qengj i vogël”.


32.”…Dhe kush e arrin (plotëson) safin (kur ka zbrazëtirë) Allahu e arrin atë, e kush e këputë safin, Allahu e këputë atë”.


33.”Më i miri prej jush është ai i cili (është i qetë në namaz, dhe ai i cili kur t’i afrohet dikush për ta plotësuar safin nuk shtyhet me krah, dhe ai i cili kur dikush e këshillon që ta plotësojë safin, ai nuk tregohet mendjemadh), dhe nuk ka hap që shpërblehet më shumë sesa hapi i njeriut që bën te ndonjë zbrazëtirë dhe e plotëson atë”.


34.”Kush e plotëson një zbrazëtirë (të safit) Allahu e ngritë atë për një shkallë dhe ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.


35.”Në asgjë nuk jua kanë zili hebrenjtë juve më shumë sesa që jua kanë zili në dhënien e selamit dhe shqiptimin e aminit (pas imamit)”.


36.”Kur të thotë Imami: “Gajril-Magdubi alejhim ve lad-Dal-lin”, ju thuani Amin, Allahu u përgjigjet (lutjeve tuaja)”.


37.”A nuk ka frikë ndonjëri prej jush kur e ngre kokën para imamit që Allahu t’ia shndërrojë kokën e tij në kokë gomari, apo fytyrën e tij në fytyrë gomari”.


38.”Le të mos sigurohet ndonjëri prej jush kur ta ngre kokën e tij në namaz para Imamit, se s’do t’i shndërrohet koka e tij në kokë qeni”.


39.”Nuk pranohet namazi i njeriut përderisa ta drejtojë shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde “.


40.”Vjedhësi më i madh është ai që vjedh në namazin e tij “. I thanë: O i dërguar i Allahut, si e vjedh ai namazin e tij? Ai tha: ”Nuk e plotëson rukunë e tij dhe sexhden e tij, dhe njeriu më koprrac është ai i cili nuk jep selam”.


41. “O muslimanë! Nuk ka namaz për atë që nuk e drejton shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde”.


42.”Allahu nuk shikon në namazin e atij robi që nuk e drejton shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde”.


43.”Transmetohet nga Ebu Abdullah el-Esha’riu se Pejgamberi alejhis-selam kishte parë një njeri duke mos e bërë rukun mirë, dhe duke rënë në sexhde ashtu siç e han sorra ushqimin e saj, ndërsa ai ishte duke u falur (Pejgamberi), kështu që pastaj tha: ”Sikur të kishte vdekur ky në këtë gjendje, do të kishte vdekur jashtë fesë së Muhammedit”. E pastaj tha :”Shembulli i atij i cili nuk e plotëson rukunë e tij, dhe i atij që bie në sexhde sikur (sorra), është sikur i urituri i cili i han një apo dy hurme, dhe nuk ngopet fare me to“.


44.”Me të vërtetë ka mundësi që njeriu të falet gjashtëdhjetë vite e të mos i pranohet namazi. Ndoshta rukunë e bën mirë por sexhden nuk e bën si duhet, apo sexhden e bën mirë por rukunë nuk e bën si duhet“.


45.”Transmetohet nga Aliu radijall-llahu anhu se ka thenë: “Më ka ndaluar Pejgamberi alejhis-selam që të lexoj (Kur’an) duke qenë në ruku’ “.


46.”Me të vërtetë njeriu largohet (nga namazi) i tij e nuk i shkruhet më shumë se një e dhjeta e (shpërblimit) të namazit të tij, apo një e nënta, apo një e teta, apo një e shtata, apo një e gjashta, apo një e pesta, apo një e katërta, apo një e treta, apo gjysma e saj“.


47.”Ndokush prej juve e fal namazin (me shpërblim) të plotë, e ndokush prej juve e fal (me gjysmën e shpërblimeve), ndokush një të treten, një të katërtën, një të pestën, derisa arrin te një e dhjeta”.


48.”Namazi është tre pjesësh - abdesi është një e treta e saj, rukuja është një e treta tjetër, kurse sexhdeja është një e treta tjetër. Kush e kryen atë (namazin) ashtu si duhet (me këto tre pjesë) ai do t’i pranohet atij dhe veprat tjera pranohen prej tij, e kujt nuk i pranohet namazi, atëherë nuk i pranohen as veprat tjera“.


49.”Gjëja e parë që do të ngrihet prej këtij ymmeti është përkushtimi (në namaz), derisa të mos shohësh asnjë të përkushtuar (në ymmet)“.


50.”Transmetohet nga një sahabij i cili thotë:”E pashë Pejgamberin alejhis-selam duke u falur ndërsa në gjoksin e tij (dëgjohej) një e dridhur sikur të dridhurit e dhëmbëve të mëdhenj prej të qajturit “.


51.”Transmetohet nga Aliu radijallahu anhu se ka thënë: ”Në ditën e Bedrit nuk ka pasur në mesin tonë asnjë persian përveç Mikdadit. Shikova (natën) dhe të gjithë ishin duke fjetur përveç Pejgamberit alejhis-selam i cili ishte nën një dru, falej dhe qante derisa gdhiu“.


52.”Çka është halli i disave të cilët shiqojnë lart në qiell në namazin e tyre?! (e qortoi këtë vepër aq shumë, saqë tha
ose do të ndaleni nga kjo (vepër), ose Allahu do t’jua humb juve shiqimin “.

53.”Ose do të ndalen disa njerëz nga të shiquarit lart në qiell gjatë lutjes se tyre në namaz, ose do t’u verbohen sytë atyre“.


54.”Transmetohet nga Aisheja radijallahu anha se e ka pyetur Pejgamberin alejhis-selam për shikimin rreth e rrotull në namaz (dhe kthimin e kokës anash), Ai tha: ”Kjo është vjedhje që shejtani e vjedh prej namazit të robit”.


55.”Allahu vazhdon të jetë para robit në namazin e tij përderisa ai të mos kthehet (ta kthejë kokën), e nëse ky e lëviz fytyrën (anash), atëherë Ai largohet prej tij”.


56.Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijallahu anhu se ka thënë: ”Më porositi i Dashuri im (Pejgamberi) alejhis-selam në tre gjëra dhe më ndaloi nga tre gjëra: më ndaloi që të bie në sexhde (shpejt) ashtu siç e han xheli ushqimin e tij, dhe më ndaloi që të ulem mes dy sexhdeve ashtu siç ulet qeni, dhe më ndaloi që të kthehem (të shikoj rreth e rrotull) ashtu siç kthehet dhelpra”.


56.Transmetohet nga Xhabiri radijallahu anhu thotë:” E pyeta Pejgamberin alejhis-selam për largimin e gurëve në namaz (prej vendit të sexhdes)? E ai më tha:”(kape) Një (guri vetëm), e nëse nuk e bën këtë, kjo është më mirë për ty sesa (të kesh) njëqind deve, të gjitha këto me sy të zi“.


57.”Mos i heq (mos i largo guralecat) duke qenë në namaz, e nëse patjetër duhet të veprosh kështu, atëherë vetëm një (guralec) sa për ta drejtuar atë”.


58.”Nëse dikush prej juve është duke u falur, mos ta lë dikë që t’i kalojë përpara, dhe le ta shtyjë me dorë sa të mundet, e nëse ai refuzon, atëherë le ta godasë sepse ai është shejtan”.


59.”Ai (sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem ) qëndronte afër sutres, ashtu që ndërmjet tij dhe murit kishte (distancë) tre kutë dhe ndërmjet vendit të sexhdes dhe murit (kishte) hapësirë aq sa për të kaluar një dele”.


60.”Kur të falet ndokush drejt sutres, le t’i afrohet asaj që të mos e prish shejtani namazin e tij “.


Shënim: të gjitha këto hadithe janë marrur nga libri “Et-Tergibu uet-Terhibu” të Mundhiriut – Allahu e mëshiroftë - verifikues i së cilës është Sheikh Albani – Allahu e mëshiroftë. 

Burimi : http://forumi.kurandhesunet.net
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more