Skip to main content

Filloje ditën me një lugë mjalte

Njeriu prej kohërave të më të lashta e ka përdorur mjaltin për shërimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. E kanë përdorur egjiptasit e lashtë, grekët, romakët, kinezët dhe indusët.
Përshkrimin më të mirë të mjaltit e gjejmë në ajetin madhështorë:
وَأَوْحَى رَبُّكَ إِلَى النَّحْلِ أَنِ اتَّخِذِي مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا وَمِنَ الشَّجَرِ وَمِمَّا يَعْرِشُونَ ثُمَّ كُلِي مِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ فَاسْلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلاً يَخْرُجُ
 مِن بُطُونِهَا شَرَابٌ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَانُهُ فِيهِ شِفَاء لِلنَّاسِ إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
“Dhe, e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) Zoti yt bletën: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunj dhe në atë që kanë ngritur njerëzit,
ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë”. Suretu En-nahl ajeti 68-69.
Në librin “Mjekësia në Kuran dhe Sunnet”, të autorit Muvefikudin el-Bagdadit thuhet: “Pejgamberi salallahu alejhi ve selem , çdo ditë kishte zakon të pijë një gotë ujë të përzier me mjaltë. Ky është shembull fascinant i ruajtjes së shëndetit”[1].
Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, na ka porositur: “U porosis dy ilaçe: mjaltin dhe Kur’anin”[2].
Në popull është përhapur besimi se njerëzit që ruajnë bletë jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndoshë.
Historianët kanë shënuar se Pitagora i cili e ka zbuluar teoremën e tij të njohur, ka jetuar më tepër se nëntëdhjetë vite. Ushqimi i tij përbëhej nga buka dhe mjalti. Epoloniosi ka jetuar më shumë se njëqind vite, duke u ushqyer po ashtu me bukë dhe mjaltë.
Nuk është për tu habitur që themeluesi i mjekësisë, Hipokrati, i cili ka jetuar më humë se 108 vjet, për çdo ditë është ushqyer me mjaltë. Mjalti natyrorë ishte ushqim shumë i dashur për poetin grekë, Enakrijonin, i cili ka jetuar më se 115 vite.
Në festimin e ditëlindjes së njëqind të Julij Romelit, Julij Cesari e ka pyetur se ku qëndron fshehtësia e trupit të tij të fuqishëm dhe mendjes së shëndoshë në këtë moshë të shtyre. Ai i është përgjigjur: “Mjalti në brendi, kurse vajinga jashtë”[3].
Është shumë rënd të vërtetohet teza e përhapur: “Mjalti e zgjat jetën”. Doktori Kroft në librine tij “Honey and Health”, thotë: “Sikur të donim të bëjmë hulumtime në njerëz për t’u përgjigjur në këtë pyetje, do të na duheshin disa gjenerata për ta vërtetuar shkencërisht këtë hulumtim, e kjo është e pamundur”.
Mirëpo, ka disa studime shkencore me mjaltin të cilët janë bërë vitet e fundit. Studimin të cilin e ka iniciuar revista e mjekësisë britanike “B.M.J”. kanë vërtetuar se fëmijët që vuajnë nga jashtëqitja e tepruar, shumë shpejt lirohen nga këto vështirësi me ndihmën e mjaltit.
Sipas hulumtimeve që i ka kryer një revistë britanike për kirurgji në vitin 1988 për përdorimin e mjaltin në plagët e infektuara dhe të thatët mbi të cilat antibiotikët nuk ndikojnë, mjalti është treguar si ilaç shumë efikas.
Revista australiane e mjekësisë “Aust-N-Z-J-Obstet-Gynecol”, në nëntorë të vitit 1988 ka publikuar studimin e hulumtuesve australian ku mjalti është përdorur si ilaç te 15 pacient të sëmurë të cilëve plagët u janë hapur pas lindjes me operacion cezarian.
Këta hulumtues kanë vërejtur se përdorimi i mjaltit në plagë të hapura ka qenë efikas dhe i këndshëm për të sëmurët. Nuk ka pasur nevojë për qepje të sërishme të këtyre plagëve dhe nënshtrimit të sërishëm të operacionit.
Revista “Syrgery”, në vitin 1993 ka publikuar studimin të cilin e ka kryer dr. Efeni. Ai ka shëruar njerëz pacient nga gangrena e quajtur “Founier’s Gangrene” me ndihmën e mjaltit dhe me marrjen e antibiotikëve në mënyrë orale.
Një grup tjetër të sëmurë nga po e njëjta sëmundje është shëruar me metoda tradicionale. Hulumtuesit kanë vërejtur se vënia e mjaltit në gangrenë ka treguar përparësi në mënyrë të dukshme, para metodës tradicionale. Të sëmurët shumë më mirë kanë reaguar me mjaltin, se sa me mënyrën e vjetër të shërimit tradicional.
Revista e njohur britanike “Lancet” në vitin 1993 ka publikuar artikullin ku janë cekur përparësitë e mjaltit në shërimin e plagëve të thatëve, si dhe te përkujdesja e lëkurës së transplantuar te i sëmuri.
Revista amerikane “Infection” në vitin 1992 ka publikuar studimin për ndikimin e mjaltit mbi bakteret që shkaktojnë ndezje në plagë pas operacionit. Është vërtetuar se mjalti natyral arrin ta ngufasë rritjen e shumicës së baktereve dhe këpurdhave për shkak të të cilave lajmërohen ndezjet në ato plagë. Përjashtim janë bakteret Pseudomonas[4] dhe Clostridium[5]. Është bërë krahasim mes mjaltit natyral dhe solucionit të sheqerit të koncentruar i cili i ka të njëjtat përbërje kimike sikurse mjalti. Mirëpo, ky solucion nuk ka arritur të ndikojë në asnjë lloj të baktereve e as të këpurdhave.
Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se mjalti është ilaç ideal në lidhjen (dressing) e plagëve të infektuara pas ndërhyrjes kirurgjike.
Ekziston edhe një studim që është publikuar në një revistë skandinave për sëmundjet e organeve të tretjes. Në të dijetarët kanë kryer studime në minj, për të provuar ndikimin e mjaltit në mbrojtjen e lukthit nga inflamacioni prej konsumimit të rregullt të alkoolit.
Studimi ka dhënë rezultate mjaft të mira. Hulumtuesit kanë propozuar që studime të këtilla të bëhen edhe me njerëz[6].
Hulumtuesit kanë kryer studime për ndikimin e mjaltit natyral në bakteren “Helicobacter Pylori”[7] e cila është shkaktare e inflamacionit të lukthit. Është treguar se dhënia e solucionit të mjaltit prej 20% kontribuon në mposhtjen e bakteres në kushte laboratorike[8].
Në Zelandën e Re, pak kohë më parë ka dalë studimi për atë se çfarë ndikimi ka mjalti më i mirë i papërpunuar i Zelandës së Re në baktere. Rezultatet më të mira i ka dhënë mjalti “Manuka”[9].
Nuk ka dyshim se mjalti natyral është më i miri se ai artificial. Mirëpo, posaçërisht do ta kishim veçuar mjaltin nga bagremi, i cili veçohet me dobitë e tij të shumta, me ndihmën e Allahut. Nëpër botë kryhen shumë studime që vërtetojnë disa veçori pozitive të mjaltit që janë zbuluar deri tani.
Profesori Kroft në librin e tij “Honey and Health”, thotë: “Konsumimi i mjaltit të pastër, në rastin më të mirë, mund të sjellë rezultate të mrekullueshme. Nëse dikush thekson se ai nuk ka kurrfarë dobie, nuk mund të thuhet se ka dëm prej tij. Është numri i vogël i ushqimeve që japin rezultatete të ngjashme me mjaltin.[10]



[1] “Mjekësia në Kuran dhe Sunnet” faq.135
[2] Hadithin e kanë shënuar ibën Maxhe dhe Hakimi në SAhih. Hejthemi shton dhe thotë se ky hadith është autentik dhe e transmetuesit i ka të besueshëm.
[3] Dm.th., mjaltin e ka ngrënë kurse me vaj e ka lyer trupin.
[4] Gjinia pseudomonas aerosinosa është baktere Gram negativ, asporogjene, shkakton djegje,ulcerë, plagë (pseudomonizë), të traktit urinal, meningjit, enteretis tek fëmijet, endokartitia. Shën redaktorit
[5] Closrtridium është gjinin e madhe e bakterve gram pozitive. Mund të jetë: Clostridium tetani: shkakton tetanus. Forma më e rëndë është spazmi (gulçi)i gjeneralizuar muskulor, kur helmi i bakteres arrin në tru.
Clostridium i gangrenës së gaztë: shkakton shkatërrim të indit (gangrenë), kur do të vendosen në indin e dëmtuar.
Clostridium botulinum:shkakton botulizëm- intoksikim, marrje e ushqimit që përmban toksin (helm)nga bakteret. Ky toksin është helmi më i fortë biologjik më i njohuri deri më tani, që shkakton paralizë të muskulit. Në kohë të sodit shfrytëzohet si mjet për rrafshimin e rrudhave me ndihmën e injeksioneve Botox.
[6] Scan-J- Gastro enterology 1991, 26:281-8.
[7] Helicobacter pylori është baktere që shkakton gastrit (ndezje të mukozës së lukthit) dhe ulkus në lukth. Për diagnostifikim shfrytëzohet material biotik nga lukthi i nxjerrë me endoskopi. Shën. i redaktorit.
[8] Trop – Gastro enterology 1991, 43 12:139-43.
[9] J.Pharm – Pharmacol 1991, 43:817-22.
[10] Kush dëshiron të di më tepër për dobitë e mjaltit, le të kërkojë librin e autorit “Muxhizet e shërimit me mjaltë- faktet dhe argumentet”, botuar nga mektebi Suvadi nga Xhideja dhe Dar el-Kelam nga Damaski.


mjalta dhe rendesia e saj,rendesia e mjaltes,rendesia mjekesore e mjaltes,cka eshte heliko bakter pylori,cka shkakton heliko bakter pylori,qfare shkakton helyko bakter pylori,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more