Skip to main content

Disa kokrra hurma me mëngjes

Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush han shtatë hurma axhve në mëngjes, nuk do ta godas kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga sihri tërë ditën”mutefekun alejhi.
“Oj Aishe, shtëpia ku nuk ka hurma është e urritur” transmeton Muslimi. Këtë e ka përsëritur dy-tri herë.
Aisha radijallahu anha, i ka thënë nipit të saj, Urves: “Ne, familja e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, kalonim një muaj të tërë e mos të kishim ndezur zjarr. Jetonim nga hurmat dhe uji”, transmeton Buhari dhe Muslimi.
Kur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, me gratë e tij ka mundur të jetojë një muaj apo dy nga hurmat dhe uji, kur myslimanët pushtuan një të katërtën e botës së banuar me njerëz për një të tretën e shekullit, ushtria e tyre shpeshherë nuk kishin mundësi t’u ofrojë më tepër se një pjatë me hurma dhe pak ujë, kur Allahu, subhanehui ve teala, i preferoi Merjemes ushqim të caktuar gjatë dhimbjeve të lindjes:
وَ هزي إليك بجذع النخلة تساقط عليك رطبا جنيا
“E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta” merjem, 25.
Nuk ka dyshim se në hurma ka dobi të mëdha.
Habitem më njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, ndërsa hurmat i kanë pranë tyre. Nëse ke probleme me kapësin, ha disa kokrra hurma në mëngjes. Shpesh në revistat e mjekësisë në Amerikë gjejmë reklama që thërrasin në konsumimin e hurmave të Kalifornisë për t’u shëruar nga kapsllëku nga i cili vuan 18% e banorëve amerikanë.
Është për tu habitur se si fabrikat amerikane të hurmave i vendosin në shishe të vogla sikur ilaçe dhe këto i paraqesin si ilaçe kundër kapsllëkut.
Hurmat janë të pasura me materie pejzore. Njëqind gramë hurma (që i përgjigjet 10-21 copë hurma) përmbajnë 8,5 gramë materie pejzore. Organizatat Ndërkombëtare të Shëndetësisë tani preferojnë konsumimin e e sasive të mëdha të pejzoreve, jo vetëm për t’u mbrojtur nga kapsllëku, por edhe për shkak dobive tjera të mëdha prej tyre.
Hurma është ushqim i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Ato përmbajnë sasi jashtëzakonisht të vogla të natriumit dhe janë të pasura me kalium.
Hulumtimet e reje shkencore i thërrasin njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut të ushqehen me ushqime me më pak kripë dhe me më shumë kalium.
Pos kësaj hurmat janë të pasura edhe me një element shumë të rëndësishëm, e ai është magnezi.
Mungesa e magnezit është problem i cili i godet një numër të madh të atyre që përdorin tableta të digoksinit, apo mjetet që nxisin urinimin, si dhe ata që kanë probleme me zemrën. Hurma është e pasur edhe me hekur. Njëqind gramë hurma plotëson një të tretën e nevojës së hekurit për trupin. Më së tepërmi nevojë për hekur kanë njerëzit që janë në periudhën e pubertetit, pastaj gratë shtatzëna dhe njerëzit që kanë mungesë të hekurit në gjak nga shkaqe tjera.
Është e vërtetë thënia ku thuhet se hurma është mejdan e shumë mineraleve.
Prandaj, hurma le të jetë çdoherë prezent në shtëpinë tënde. Në mëngjes mund të hash disa kokrra hurma, e posaçërisht kur të shkosh në punë pa ngrënë mëngjes- kështu do të kesh sasi të mjaftueshme të kalorive. Njerëzit e sëmurë nga diabeti (sëmundja e sheqerit) duhet të ruhen nga konsumimi i tepërt i hurmave. Hurmat le t’ua zëvendësojnë ëmbëlsirat. Merr një apo dy hurma pas darke nlë vend të një çokollate apo të një kulaçi. Të vërtetën e ka thënë i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem: “Është e urritur shtëpia ku nuk ka hurma” , transmeton Muslimi.

hurmat,roli i hurmave,hurmat dhe mjekesi,mjekesi hurmat,roli i hurmave,hurmat roli,roli i hurmeve,arabia hurmat,roli mjekesor i hurmave,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more