Shtëpi e lidhjes - poezi nga Agim Vinca
E vogël në hapësirën e gjerë të qytetit
por e madhe në kujtesën e kombit
midis shtëpive të tjera të zakonshme
ngrihesh ti -
Shtëpi e Lidhjes
Dhe sa herë vij në këtë qytet
më del përpara si ndonjë nënë e mirë.
Aty pranë rrjedh një lumë
përballë ngrihet një kala
Lumi flet
Kalaja përgjon
Ti hesht
heshti dhe unë
(dashuria nuk thuhet me fjalë).
E vogël në hapësirën e paskaj të atdheut
por e madhe në kujtesën e kombit
midis shtëpive të tjera të zakonshme
ngrihesh ti
Dhe sa herë vij në këtë qytet
më del përpara si ndonjë nënë e mirë
Shtëpi e Lidhjes,
Moj loke!
loading...
Lexo edhe: