PIKËLLIMI I PARGËS poezi nga Bardhyl Londo
Pikë pikë pikojnë pikëllim pishat e
Pargës,
dëbora derdhet dredhave dritujë deri
në deltëdet.
Endem.Ecij.
Ecij.Endem.
Endacak. Emigrant.
Trishtimi trondit tej e tej tejzat time
trupore.
perënditë pellazgjike paralajmërojnë
profeci përmbytjesh,
kryqëzata kryqtarësh,
tjetërsim tempujsh,
eksode endjegjata,
dëbime dodonash.
Kafenetë kanatat kthejnë në kapakë
katafalkesh
kapërdijnë klientë,
kapërdijnë këdo që kalon,
të parin,pa dyshim, mua mërgimtarin,
ithtarin e itakave.
Endem. Ecij.
Ecij. Endem.
Varvithisur,vrervrerosur,
pa djep,pa deltëderdhje.
Pikë pikë pikëllimi im pikëllon pishat e
Pargës.
Lexo edhe:
Pikë pikë pikojnë pikëllim pishat e
Pargës,
dëbora derdhet dredhave dritujë deri
në deltëdet.
Endem.Ecij.
Ecij.Endem.
Endacak. Emigrant.
Trishtimi trondit tej e tej tejzat time
trupore.
perënditë pellazgjike paralajmërojnë
profeci përmbytjesh,
kryqëzata kryqtarësh,
tjetërsim tempujsh,
eksode endjegjata,
dëbime dodonash.
Kafenetë kanatat kthejnë në kapakë
katafalkesh
kapërdijnë klientë,
kapërdijnë këdo që kalon,
të parin,pa dyshim, mua mërgimtarin,
ithtarin e itakave.
Endem. Ecij.
Ecij. Endem.
Varvithisur,vrervrerosur,
pa djep,pa deltëderdhje.
Pikë pikë pikëllimi im pikëllon pishat e
Pargës.
loading...
Lexo edhe: