Çka është Mortaliteti ?
Lexo edhe:
Mortaliteti paraqet numrin e të vdekurve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë.
Mortaliteti është dukuri negative dhe ndikon në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë, për dallim nga nataliteti, ku ka pikëpamje pro dhe contra nivelit të tij, sot ekziston pajtueshmëri e plotë se duhet të bëhen përpjekje të mëdha që, sa më shumë që është e mundur, të zvogëlohet mortaliteti te të gjitha grup-moshat dhe të dy gjinitë e të gjitha popullatave atje ku ai është ende i lartë.
Ky është qëllim përgjithësisht i dëshiruar jo vetëm i shkencës së mjekësisë, por edhe i tërë gjinisë njerëzore, pa marrë parasysh përkatësinë raciale,etnike apo fetare.
Zvogëlimi i mortalitetit deri në kufijtë e mundshëm biologjik do të thotë zgjatje e jetës së njeriut, në një anë, dhe riprodhimin racional e human të popullsisë dhe reduktimin e konsumimit ekstensiv të shëndetit të femrës, në anën tjetër.
cka eshte mortaliteti, cfare eshte mortaliteti, ceshte mortaliteti, c'eshte mortaliteti, mortaliteti shqip, mortalitet definicion, mortaliteti definicion
loading...
Lexo edhe: