Skip to main content

Çka është imunologjia ?

 Çka është imunologjia ?

Imunologjia është shkencë që studion mbrojtjen dhe përgjigjen e organizmit tonë ndaj makromolekulave të huaja ose mikroorganizmave invadues (virusët, bakteret, fungjet, protozoat ose parazitët). 

Përveç mikroorganizmave të huaj, trupi i njeriut mund të zhvillojë përgjigje imunologjike edhe ndaj proteinave vetanake ose molekulave të tjera (sëmundjet autoimmune) dhe kundër qelizave të dëmtuara në imunitetin ndaj virusëve dhe tumorëve. 

Vija e parë e mbrojtjes ndaj mikroorganizmave të huaj është bariera e jashtme-lëkura, që pengon depërtimin e mikrobeve në brendi të organizmit.

 Nëse mikrobet e kalojnë barierën lëkurore apo mukotike, atëherë organizmi reagon menjëherë përmes disa qelizave që përgjigjen ndaj pranisë së tyre. 

Këto qeliza janë makrofagjet dhe neutrofilet, të cilat i fagocitojnë mikrobet e huaja dhe i shkatërrojnë ato pa patur nevojë për ndihmën e antitrupave. 

Përgjigja e menjëhershme vjen edhe nga disa komponenta mbrojtëse që e privojnë mikrobin nga materiet e domosdoshme për jetë (p.sh. hekuri). 

Këto komponenta hasen në indin epitelial, në sekrecione (lotët dhe pështyma) dhe në qarkullimin e gjakut. Kjo formë e imunitetit është e lindur ose jospecifike dhe gjithmonë është në gatishmëri për t’u përgjigjur në invadimin e mikroorganizmave nga jashtë. 

Vija e dytë e mbrojtjes është imuniteti specifik, të cilit i duhen disa ditë për t’u përgjigjur në invadimin parësor (infeksioni me një organizëm që nuk ka ndodhur më parë). 

Te sistemi specifik imunologjik, vërehet prodhimi i antitrupave (proteina të tretshme që lidhen me antigjenët e huaj) dhe përgjigja qelizore imunitare, në të cilën qelizat specifike i njohin patogjenët e huaj dhe i shkatërrojnë ato.

 Te virusët dhe tumorët, ky lloj i imunitetit është esencial për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave vetjake që janë të infektuara nga virusët apo qelizat malinje të tumorit. 

Përgjigja dytësore është zakonisht shumë më e theksuar sesa ajo parësore për shkak të aktivizimit të qelizave memorike B dhe T. 

Në këtë seksion do të shohim se si ndërveprojnë qelizat e sistemit imunologjik me njëra tjetrën përmes një numri të madh të molekulave sinjalizuese me qëllim që të krijohet një përgjigje e bashëkrenditur. 

Këto sinjale realizohen përmes proteinave dhe stimulojnë qelizat e sistemit imunologjik. Këtij grupi i takojnë limfokinet që prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet që prodhohen nga qelizat tjera të sistemit imunitar.

cka jane limfokinet, sistemi limfoid, hemokinet, cka eshte imunologjia, imunologji,imunologjia mjekesi, mjekesi imunologji, imunologjia mjekesore, proceset imunologjike, procesi imunologjik, cfare eshte procesi imunologji, 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more