Çka është Abd ?
Abd: (arab): Rob, (abd), do të thotë rob, skllav, shërbëtor.
Përdoret edhe si parashtesë e shumë emrave myslimanë: Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim, Abdulaziz etj.
Në kuptimin doktrinar abd do të thotë gjendja e varësisë së plotë ndaj Zotit dhe nënshtrim ndaj vullnetit të Tij.
Abd është gjendja vetëm para Zotit. Rob, shërbëtori i Zotit, nuk do të thotë një qenie e përbuzur, e mbërthyer në pranga, por qenia më e lirë.
Të jesh rob në islam është liria më e madhe e mundshme njerëzore, liri e cila nuk nënkupton sundimin e njeriut mbi njeriun.
Po ashtu abd është një prej atributeve të Muhamedit a.s.: ....”ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu” (...dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij”).
loading...
Lexo edhe: