ANATOMIA E PRITJES poezi nga Sabile KEÇMEZI-BASHA
Më 1878,
Patëm dhënë besën
Se kurrë nuk do të lejojmë
Që korbat
Të na grisin ëndrrat.
Më 1912,
Atje... afër detit Jon
Patëm thënë
Se... Gjithsesi... një ditë
Do ta qepim
Lëkurën e grisur të ATDHEUT.
Më 1945,
Shumëçka u bisedua
Por minjtë e fushës
Na i hëngrën gishtat
Në hapsane pritjesh.
Më 1999,
Gjymtyrët në helmeta i shndërruam
Në shpinë vizatuam hartën e atdheut
E në gjoksin e Adem Jasharit
Rrëzëllente DIELLI i përflakur.
Më 2008
Historia pësoi metamorfozë,
Anatomia e pritjes u shndërrua
Në nuse Me duvak të kuq
Dhe ADN-në e RRËNJËVE
E bartëm nën sqetull
Lexo edhe:
Më 1878,
Patëm dhënë besën
Se kurrë nuk do të lejojmë
Që korbat
Të na grisin ëndrrat.
Më 1912,
Atje... afër detit Jon
Patëm thënë
Se... Gjithsesi... një ditë
Do ta qepim
Lëkurën e grisur të ATDHEUT.
Më 1945,
Shumëçka u bisedua
Por minjtë e fushës
Na i hëngrën gishtat
Në hapsane pritjesh.
Më 1999,
Gjymtyrët në helmeta i shndërruam
Në shpinë vizatuam hartën e atdheut
E në gjoksin e Adem Jasharit
Rrëzëllente DIELLI i përflakur.
Më 2008
Historia pësoi metamorfozë,
Anatomia e pritjes u shndërrua
Në nuse Me duvak të kuq
Dhe ADN-në e RRËNJËVE
E bartëm nën sqetull
loading...
Lexo edhe: